Një mësuese kopshti në SHBA ka kryer një akt të jashtëzakonshëm për t’i shpëtuar jetën një prej nxënësve të saj, duke i dhuruar një pjesë të mëlçisë së saj.

Pesë-vjeçari Ezra Toczek, me mëlçi të dëmtuar që prej moshës së vogël, ishte diagnostikuar me sëmundje terminale mëlçie dhe ishte vendosur në listë për transplant kur ish-mësuesja e tij e kopshtit Carissa Fisher dëgjoi për diagnozën dhe u vendos në listën e donatorëve pa i thënë familjarëve të tij.
Ajo udhëtoi nga perëndimi i SHBA drejt New York City për testimet, derisa u aprovua si donatore për Ezra.

Fisher më pas i dha lajmin familjarëve të djalit, nëna e të cilit Karen tha për rrjetin People: “Jemi të shtangur me bujarinë e dashamirësinë e saj.’
E reja thotë se ende nuk është caktuar data e transplantit prej procedurave paraprake, ndërsa nëna Karen thotë se i biri “ende mbahet”.
“Ka probleme me lodhjen, mungesën e gjumit por në përgjithësi mundohet ta përballojë, e gjen diçka që ta gëzojë përditë”.
Ajo shkruan në rrjetet sociale për mirënjohjen ndaj mësueses së re, edhe pse rezultati ndërhyrjes nuk siguron shanse të plota suksesi.
“Zonjusha Carissa përputhej plotësisht për transplantin, nuk di si të shpreh mirënjohjen time”.
Ndërsa donatorja Fisher tha për rrjetin WKBW: “Askush nuk e di se jetën e kujt mund të ndryshojë, për mirë. Ishte emocionuese, mua më lumturoi sepse ata u lumturuan”.
Vajza ka ngritur gjithashtu një faqe donacionesh për të mbledhura para transporti, ushqimi e akomodimi: “Inkurajoj të tjerë të vendosen në listën e donatorëve sepse duhet të dalin nga zona jonë personale e komfortit. Ka shumë njerëz në nevojë, të cilëve mund t’u ndryshosh jetën”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re