Presidenti Ilir Meta kërkon që partitë politike të gjejnë një konsensus mes tyre për miratimin e reformës zgjedhore.

Me anë të një apeli, kreu i shtetit i kujton klasës politike se një nga kushtet e BE-së është miratimi i kësaj reforme.

“Mesazhi i djeshëm i Bashkimit Europian është i qartë, zbatimi i kushteve fillon me konsensusin për reformën zgjedhore. 8 qershori po afron! Komisioni Europian mezi po pret të shënojë një lajm pozitiv për Shqipërinë!”, theksoi presidenti.

Presidenti e lidh 8 qershorin me raportin e KE-së mbi progresin e Shqipërisë, ndërsa pas mbarimit të presidencës kroate, drejtim e saj e merr Gjermania.

Një ditë më parë komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësisë me BE-në, Oliver Varhelyi inkurajon të gjithë partitë brenda dhe jashtë parlamentit të vijojnë negociatat për arritjen e një marrëveshjeje për reformën zgjedhore.

“Kjo është një reformë e rëndësishme dhe do të ishte për të ardhur keq që të humbet moment. “Shpresoj në arritjen e një marrëveshjeje. Kjo është kyçe” shkruan Varhelyi në twitter.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re