Teksa vijon numërimi i votave në rang vendi, një ditë pas votimeve, vjen një tjetër reagim nga presidenti Ilir Meta, i cili bën thirrje që asnjë votë sipas tij, të mos tjetërsohet në procesin e numërimit.

Meta në një reagim në Facebook, shton se numëruesit nuk duhet të ndikohen nga përzgjedhjet e qëllimshme të kutive të numërimit për qëllime demoralizimi të rivaleve.

Reagimi i plotë

“Asnjë votë të mos tjetërsohet në procesin e numërimit.

Numëruesit të mos ndikohen nga përzgjedhjet e qëllimshme të kutive të numërimit për qëllime demoralizimi të rivaleve.

Të gjithë të ruajnë qetësinë deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare.

Çdo votë në kuti do numërohet dhe rinumërohet deri në fund”./Vizion Plus

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re