Presidenti Ilir Meta, me rastin e 95-vjetorit të lindjes së ish-drejtuesit të klubit sportiv “Tirana”, Lame Konomi, e ka nderuar këtë të fundit me titullin e lartë “mjeshtër i Madh”.

Përmes një postimi në “Facebook”, Meta thotë se Konimi ishte një figurë shumë e dashur dhe e respektuar nga sportistë, trajnerë e mësues të edukimit fizik e sportiv.

Postimi i plotë i Ilir Metës:

“Me rastin e 95-vjetorit të lindjes së tij, në vlerësim të kontributit të madh dhe punës së shkëlqyer për arritjen e rezultateve të larta të klubit sportiv ‘Tirana’ në të gjitha disiplinat, nderova sot me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, të paharruarin Lame Konomi.

Në vitet e lavdishme të Tironës së madhe, ‘60-’70, falë përkushtimit të tij të palodhur, klubi bardhë e blu fitoi trofe të panumërta jo vetëm në futboll, por edhe në basketboll për femra e meshkuj, në qitje, atletikë, gjimnastikë, mundje dhe pingpong, arritje që e shndërruan Lame Konomin në një figurë shumë të dashur e të respektuar nga sportistë, trajnerë e mësues të edukimit fizik e sportiv.

Për të gjitha këto rezultate të shkëlqyera, ai me të drejtë u cilësua edhe “babai” i Klubit “Tirana”, pikërisht për kujdesin dhe vëmendjen “atërore”, që i dedikoi fanelës bardhë e blu, për t’i dhënë peshën, forcën, suksesin, krenarinë dhe vendin e nderit, që me meritë e ka fituar.

Me rastin e 95-vjetorit të lindjes së tij, në vlerësim të kontributit të madh dhe punës së shkëlqyer për arritjen e…

Posted by Ilir Meta on Thursday, March 25, 2021