Kryeministri Edi Rama sapo ka mbërritur në selinë e Partisë Socialiste.

Kreu i qeverisë në orën 13:30 do të zhvillojë mbledhje kryesie me socialistët ku do të diskutohen dy tema të rëndësishme.

E para ka të bëjë me organizimin e Kongresit të PS (29 janar) që do të zhvillohet të shtunën e ardhshme e do të shpalosen objektivat e qeverisë në këtë mandat qeverisës.

Së dyti, në këtë mbledhje kryesie pritet të flitet edhe për zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashkitë e vendit të mbetur pa kryetar. Drejtuesit politik të qarqeve kanë marrë emra të propozuara nga baza e anëtarëve të partisë në bashkitë përkatëse dhe do të bëjnë vlerësimet e duhura.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re