Presidenti i Republikës Ilir Meta, në një intervistë për TV Skampa në Elbasan, iu rikthye edhe një herë çështjes së patronazhistëve.

Sipas kreut të shtetit, patronazhistët janë në rrezik pasi të gjithë janë vënë në kërkim, ndërsa apeloi për qetësi te qytetarët.

Presidenti Meta: Po i shoh në rrezik patronazhistët, sepse tani të gjithë janë vënë në kërkim të tyre. Unë u bëj thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë dhe të dëgjojnë mesazhet e mençura të klerikëve tanë fetarë për të shkuar paqësisht drejt 25 prillit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re