Skip to content

Meta kujton Laver Bariun: Tingujt e kabave të tij do të jetojnë sa të ketë shqiptarë!

Ditën e sotme Presidenti Ilir Meta kujtoi Laver Bariun, një nga personalitetet e shquar të muzikës popullore shqiptare, themelues dhe drejtues i Sazeve të Përmetit.

Muzikanti i njohur ndërroi jetë shtatë vite më parë në moshën 86-vjeçare.

Postimi i plotë:

Ustai i madh i sazeve të Përmetit, artisti ynë i jashtëzakonshëm Laver Bariu, është përjetësuar si një ndër shprehësit më të fuqishëm të halleve, derteve dhe gëzimeve të popullit tonë.

Kryeveprat frymëzuese muzikore, që na la trashëgim, i përkasin çdo epoke dhe tingujt e kabave të tij të papërsëritshme me klarinetë, do të jetojnë sa të ketë shqiptarë!

I paharruar kujtimi i Usta Laverit.