Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas shpalljes së Vllaznisë kampione të Shqipërisë.

Meta në postimin e tij shkruan se Kupa e Shqipërisë shkon me meritë në Shkodër, në djepin e futbollit shqiptar!

“Kupa e Shqipërisë shkon me meritë në Shkodër, në djepin e futbollit shqiptar! Urime Vllaznisë për trofeun e rëndësishëm dhe për këtë arritje, që i lartëson edhe më shumë emrin e saj të madh!

Përgëzime edhe ekipit të Skënderbeut për shpirtin e garës dhe paraqitjen dinjitoze, duke i dhuruar shumë emocione kësaj finaleje të madhe!”, shkruan Meta.