Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi ka reaguar ndaj Taulant Ballës duke sqaruar vizitën e Metës në Librazhd.

Blushi thotë se Meta ishte ftuar nga një familje me tradita sportdashëse dhe të rinj të Librazhdit ndërsa ka garantuar se Presidenti do të shkojë kudo ku ka qytetarë të revoltuar nga shkeljet e Kushtetutës.

Ai ndërkohë paralajmëron se Librazhdi në çdo referendum ka qenë në anën e duhur të historisë, ndërsa premton se Meta gjithmonë do e vizitojë qytetin e vogël për ngjashmërinë që ka me Çorovodën.

STATUSI NGA TEDI BLUSHI

Kur “Miss Parlamenti” Tao Tao, mashtron Tao Taon!

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka qenë sot në Librazhd, por i ftuar nga familje me tradita sportdashëse dhe të rinj të këtij qyteti, jo siç mashtron i dënuari për shpifje Tao Tao.

Presidenti Meta do të shkojë jo vetëm në Librazhd, por në të gjitha zonat e Shqipërisë ku qytetarët e revoltuar me shkeljet e Kushtetutës e kërkojnë për t’i shprehur shqetësimet dhe hallet e tyre.

Në çdo referendum, Librazhdi ka qenë në anën e duhur të historisë.

Me Kushtetutën ka qenë Librazhdi në vitin ’94, me Kushtetutën u bë në vitin ’98, me Kushtetutën do jetë edhe në 25 prill 2021.

Presidenti Meta do ta vizitojë gjithmonë e më shpesh Librazhdin, për ngjashmërinë e madhe, që ka me Çorovodën, të dyja si krahët e pëllumbit buzë lumit.

Kur “Miss Parlamenti” Tao Tao, mashtron Tao Taon!

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka qenë sot në Librazhd, por…

Posted by Tedi Blushi on Wednesday, February 10, 2021

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re