Skip to content

Meta pret zyrtarin e lartë hungarez: Të rritet bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve!

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka pritur të premten në një takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Tregtisë së Hungarisë, Péter Szijjártó, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Gjatë këtij takimi, presidenti Meta i ka vlerësuar marrëdhëniet e mira mes dy popujve, duke ia vënë theksin rëndësisë së rritjes së bashkëpunimit ekonomik e tregtar dhe të investimeve të mirëpritura hungareze në Shqipëri.

Po ashtu presidenti Ilir Meta, i ka shprehur Szijjártó, falenderimet për mbështetjen e Hungarisë në rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti në nëntor të vitit 2019, si dhe për ndihmën në përballimin e pandemisë COVID-19.