Presidenti i vendit Ilir Meta ka shpërndarë në rrjete sociale pamje nga samiti i ‘Brdo Brijunit’ i mbajtur ditën e djeshme, ku shihet duke bërë një shëtitje me krerët e shteteve të Ballkanit. Në mbishkrimin e videos Meta i bën apel Bashkimit Evropian që të liberalizoj pa vonesa vizat me Kosovën, si një e drejtë e mohuar për qytetarët e saj.

Gjithashtu Meta thekson se Shqipëria do të mbështesë dialogun Kosovë-Serbi dhe një marrëveshje gjithëpërfshirëse që normalizon marrëdhëniet midis dy vendeve.

Postimi i plotë: Shqipëria do ta mbështesë dialogun Kosovë-Serbi dhe një marrëveshje përfundimtare detyruese, gjithëpërfshirëse dhe të zbatueshme, që normalizon plotësisht marrëdhëniet midis dy vendeve, si dhe do të kontribuojë në paqen rajonale, stabilitetin dhe perspektivën e përbashkët europiane.

Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës nga Bashkimi Europian, pa vonesa të mëtejshme, është një mbështetje për rrugën e integrimit euro-atlantik të Kosovës dhe në të njëjtën kohë, një e drejtë ende e mohuar për qytetarët e saj.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re