Presidenti Ilir Meta, gjatë vizitës së tij në Maqedoninë e Veriut, është takuar me liderin e BDI, Ali Ahmeti.

 

Kreu i shtetit zbulon se ata shkëmbyen vlerësime të vlefshme për zhvillimet në të dyja vendet që lidhen me proceset integruese, por jo vetëm.

 

“I hapur dhe i përzemërt, si gjithmonë, takimi me liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti. Shkëmbyem vlerësime të vlefshme për zhvillimet në vendet tona, me fokus përshpejtimin e proceseve integruese që mundësojnë çeljen sa më parë të negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian. Vlerësuam së bashku se zbatimi i projektit madhor të Korridorit 8-të, do të lidhë më shumë vendet tona dhe do të jetë thelbësor për një të ardhme më të mirë të qytetarëve të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”, shkruan Meta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko