Presidenti i Republikës, Ilir Meta, me anë të një ceremonie solemne, ka dekoruar baletmaestron dhe drejtuesin e spikatur artistik, zotin Ilir Kerni me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”.

Pasi ndoqën një dokumentar për jetën dhe veprimtarinë artistike të baletmaestros Kerni, Presidenti Meta në fjalën e tij u shpreh se ai ka arritur gjatë këtyre katër dekadave, të shkëlqejë me një repertor jashtëzakonisht të pasur në karrierën e tij,

Më tej Meta u shpreh se vendi ynë ka nxjerrë shumë talente, me të cilët i gjithë populli shqiptar krenohet, kur i shohim teksa arrijnë majat më të larta të suksesit në nivel ndërkombëtar, dhe të cilët përmes artit të tyre shërbejnë si ambasadorë të pasurisë shqiptare në vendet e tjera ku ata performojnë, punojnë dhe jetojnë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re