Avokati Altin Goxhaj

Mezi pres të shoh Lulin të hedhur në Lanë. Ju besoj e mbani mend që kam ardhur në studio ku kam kërkuar që njerëzit të bëheshin bashkë dhe ta hidhnin Lulin në Lanë pas humbjes së zgjedhjeve. Cdo ditë e më tej, po zbulohet e vërteta. Unë personalisht që kam pasur gjithmonë censurë. Falenderoj Fax News që më ka ndihmuar të trajtoj këto çështje në kohën kur në të shumtën e televizioneve kam pasur një censurë totale.

Tema e Berishës duhet të jetë kthimi i pluralizmit, jo Basha më tha e ky më tha. Kush do të dijë në Shqipëri a e hoqi apo nuk hoqi Flamur Nokën. Cështja është pluralizmi. Nëse Berisha nuk distancohet këtë javë nga Tritan Shehu, ai ka për të humbur betejën dhe do jetë i braktisur nëse nuk pozicionohet kundër tij. Më besoni për këtë sepse unë për lajmet e këqija gjithmonë kam pasur të drejtë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re