Mbrëmjen e djeshme në vendin tonë ka mbërritur një sasi prej 375 mijë dozash vaksine Pfizer, si donacion nga BE.

Lajmi bëhet i ditur nga Ministria e Shëndetësisë ku thuhet se gjithë 21 muajve të pazakontë në përballjen me pandeminë, mbështetja e miqve tanë të Bashkimit Europian ka qenë e pakursyer.

Në vendin tonë mujave të fundit ka pasur një rënie të shifrave të vaksinimit, ndërkohë që një pjesë e qytetarëve është ftuar që të bëjë dozën e tretë përforcuese, nëse ka kaluar 6 muaj nga doza e dytë.

Njoftimi i ministrisë së Shëndetësisë:

Miku i mirë njihet në ditë të vështira.

Përgjatë gjithë këtyre 21 muajve të pazakontë në përballjen me pandeminë, mbështetja e miqve tanë të Bashkimit Europian ka qenë e pakursyer.

Kanë mbërritur në orët e mbrëmjes në ISHP 375,000 doza të vaksinës Pfizer, një tjetër dëshmi e solidaritetit që na bashkon e na bën më të fortë. 

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re