Kryeministri Edi Rama i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin Opinion, u pyet nga moderatorja Erla Mëhilli nëse kishte një koment mbi preceptimin e publikut se qeveria identifikohet vetëm me kryeministrin dhe ministrat nuk kanë peshë.

Rama e mohoi këtë preceptim dhe se qeveria e tij është një ekip i duhur për objektivat që duhet të arrijnë në këtë mandat.

Rama: Rolet nuk janë të përcaktuara njëherë e përgjithmonë, por janë të përcaktuara për nevojat e një kohe të caktuar. Dikush e çon punën deri në një pikë pastaj duhet dikush tjetër. Është një skuadër që duhet të ketë haromoni dhe baraspeshë në të gjitha drejtimëet

Ajo që do të duhet të ketë vëmendje në këto momente është reforma brenda Partisë Socialiste.

Peshën politike e përcakton zgjedhësi, nuk e përcaktojnë as sondazhet asgjë. Qeveria nuk është asnjëherë një ekip i kordinuar nga partia. Ne gjithnjë kemi pasur njerëz të ardhur në qeveri nga shoqëria dhe tani ata janë pjesë e Partisë Socialiste. Mendoj se qeveria që kemi gati për këtë mandat është qeveria që duhet për objektivat e këtij mandati.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re