Skip to content

Ministri i jashtëm grek nuk e fsheh qëndrimin e tij pro Shqipërisë: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, ka përsëritur qëndrimin e tij pro integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

“Ballkani Perëndimor është një rajon me rëndësi strategjike për Bashkimin Evropian si një pjesë integrale e Evropës. Nuk ka asnjë rrugë tjetër për Ballkanin Perëndimor përveç integrimit evropian.”

Deklaratat Dendias i bëri në një postim në tëitter pas telekonferencës së organizuar nga Greqia dhe Rumania mbi perspektivën Evropiane të Ballkanit Perëndimor, me pjesëmarrjen e Ministrave të Jashtëm të Shteteve Anëtare të BE dhe homologët e tyre të Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore.

Përkrah Dendias në Athinë ishte edhe përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Gjatë takimit në Ministrinë e Jashtme, Nikos Dendias dhe Mirosllav Lajcak u përqëndruan në dialogun Beograd-Prishtinë dhe gatishmërinë e Greqisë për të mbështetur përpjekjet në rajon.

(E.H/Faxweb.al)

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb