Skip to content

Ministri i Mbrojtjes/ Niko Peleshi infektohet me koronavirus

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, është infektuar me koronavirus. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministri në një postim në rrjetet sociale.

“Me gjithë kujdesin e treguar gjatë gjithë ketyre muajve, dje pas testit rezultova pozitiv me COVID-19.

Fatmirësisht kam simptoma të lehta dhe jam karantinuar në banesë nga ku po ushtroj në distancë detyrat”, shkruan Peleshi.