Ministria e Brendshme ka nxjerrë në shitje tre qenë të rritur nga Instituti i Përgatitjes së Qenve të Policisë në Tiranë. Ankandi pritet të mbahet më datë 11 nëntor nga ora 09:00 deri në orën 10:00.

Vlera fillestare e secilit prej qenëve është 20 mijë lekë dhe personat që dëshirojnë të marrin pjesë duhet të plotësojnë një kërkesë me shkrim.

“Çdo persona fizik apo juridik i interesuar për blerjen, duhet të paraqesin në vendin, datën dhe orën e njoftuar pranë komisionit të ankandit, dokumentacionin si më poshtë: Kërkesë me shkrim për blerjen e regjistruar pranë protokollit të Ministrisë së Financave, garancitë bankare apo mandatpagesën në origjinal, që vërteton ngurtësimin e 20% të vlerës së fillimit të ankandit, në lek, për llogari të Ministrisë së Financave, Dokument identifikimi (pasaportë ose letërnjoftim)”- thuhet në vendimin e publikuar në Fletoren Zyrtare.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re