Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot hapjen e transportit publik, por nuk na dha një datë fikse se kur pritet të nisë puna.
Mirëpo, shoqatat e transportit ndërqytetës dhe rreth qytetas thotë se është e pamundur të nisë puna.
Përfaqësues të kësaj shoqate thanë se nuk është i mundur zbatimi i protokollit të vendosur për ruajtjen e distancës dhe parandalimin e përhapjes së infeksionit.
“Komiteti i Ekspertëve nuk është vendimmarrëse, por institucion këshillues. Nëse e dëgjuam me kujdes, ministrja tha se protokolli i sigurisë mbetet në fuqi. Këtë kundërshtojmë, pasi shtohen kostot. Ky vendim duhet të bëhet zyrtare nga ministrja e Infrastrukturës, pra duhet të vijë në formë shkresore, por jo përmes ‘Facebook’.
Duhet të ndryshojnë disa nga kërkesat tona. Ne duam që të nisë sa më shpejt shërbimi. Protokolli ka kosto shtesë. Po kush i mbulon këto kosto? Ne na kanë ardhur 13 pika. Ne mund të zbatojmë në transportin ndërqytetës është e realizueshme.
Nëse në transportin qytetar është më e vështirë. S’mund të ruhet distanca mes qytetarit dhe faturinos. Ne nuk na dalin shpenzimet me këtë 50 ulje të fluksit. Nuk kemi kapacitete. ne do të dalim në një deklaratë për shtyp. Por me shumë siguri them se do të ketë dhe një protestë”, deklaruan ata.
/shqip
