Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, i kërkoi homologes së saj në Tiranë, Olta Xhaçka, një rakordim më të mirë kundrejt Serbisë, që ka ashpërsuar gjuhën ndaj fqinjëve muajve të fundit.

“Duhet të jemi të kundesshëm që këtë paqe të brishtë që kemi në rajon ta forcojmë, edhe të gjithë së bashku të ndikojmë që të mos cënohet paqja dhe stabiliteti në rajonin tonë. Kemi nevojë për një koordinim më të mirë të të 5 shteteve të rajonit karshi fqinjit tonë Serbisë dhe kemi nevojë për një bashkëpunim më përmbajtësor, jo sipërfaqësor, në të gjitha proceset rajonale”

Në deklaratën para mediave, ajo nuk përmendi Projektin Rajonal të 3 shteteve, Open Balkan por theksoi nevojën për përmbushjen e marrëveshjeve të bëra në kuadër të Procesit të Berlinit.

“Jemi në prag të nënshkrimit të marrëveshjeve rajonale dhe ne besojmë që edhe shqipëria, edhe kosova me qasjen e tyre të hapur ndaj Procesit të Berlinit, me qasjen e tyre të vendosur për një bashkëpunim substancial do të mund të shtyjmë përpara këto marrëveshje për të cilat jemi rakorduar me kohë. Kosova e ka shumë të qartë orientimin në BE dhe NATO dhe është skeptike ndaj koncepteve konkurruese ndaj BE dhe këtë gjë e theksojmë në cdo forum”

Ndërsa ministrja Olta Xhaçka u shpreh se Shqipëria është avokatja më e pakompromis e Kosovës dhe e ardhmja e saj është e lidhur ngushtë me të ardhmen e vendit tonë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re