Ministrja Gjermane për Europën dhe Klimën, Anna Luhrmann në një konferencë të përbashkët me zv.kryeministrin Arben Ahmetaj e bëri të qartë se shteti që ajo drejton vijon të mbështesë fort procesin e Berlinit.

Ajo tha se çdo nismë rajonale është e shëndetshme, por duhet të ketë përfshirje të të gjitha vendeve.

“Në reformën në drejtësi nevojiten si mazhoranca ashtu dhe opozita, hapat pas do të dëmtonin të ardhmen. Rajoni mbetet i një prioriteti të lartë edhe i qeverisë së re federale, ne e mbështesim bashkëpunimin në kuadër të Ballkanit të Hapur, po mbetet prioritet që të jenë të 6 vendeve bashkë.

Duhet të ngrihet tregu i përbashkët rajonal , dhe zbatimi i 4 lirive themelore. Një shembull shumë i mirë janë marrëveshjet për të rinjtë dhe roaming. Si ministre e Europës, unë jam dhe përgjegjëse për çështjet e klimës”, tha ministrja gjermane.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re