Anëtarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve Silva Bino, thotë se kryetarja e Komitetit, Mira Rakacollij duhet të gjobitet për shkelje të rregullave për parandalimin e përhapjes së pandemisë të përcaktuar në aktin normativ të hartuar nga vetë ajo.

Në një intervistë për gazetarin Endri Xhafo në ABC, Bino tha se grumbullimi është i gabuar dhe në këtë rast duhet ndërhyrja e policisë bashkiake apo asaj të shtetit për gjobitjen e individëve që shkelin rregullat, kushdo qofshin ata.

Pjesë nga biseda

Xhafo: Ju keni nxjerr një akt normative që ndalon grumbullimet me më shumë se 10 persona por partitë nuk po e respektojnë . Kryetarja e Komitetit teknik është fotografuar në një takim elektoral . Ajo foto pastaj u hoq me urgjencë etj,

Silva Bino: Është shumë gabim e them, është shumë gabim. Kjo është shumë e gabuar. Këtu duhet të marrë masat policia. Policia bashkiake, policia e shtetit, të gjithë ata që e kanë detyrim kontrollin për shkeljen e këtij vendimi

Xhafo: Kur kryetarja e komitetit teknik të ekspertëve merr pjesë në mbledhje në shkelje të asaj që ka miratuar mos vallë policia nuk ka çfarë bën dhe të ngrejë duart?!

Silva Bino: Policia duhet të veprojë në çdo kohë. Nuk e di këtë fakt por edhe unë vetë të jem, policia të vijë dhe të më gjobisë

Xhafo: Pse të gjobisë kur je e madhe dhe vaksinuar dhe e kuptoni rrezikun e gjësë, përndryshe i bie mos bëni si bëj unë.

Silva Bino: Kam shkelur rregullin.

Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve Mira Rakacolli ishte pjesë e një mbledhje partiake me shtabin elektoral të njësisë nr.1 në kryeqytet, ku drejtues politik është Ervin Bushati, ndërsa takimi u postua për të promovuar punën e strukturave para zgjedhjeve nga deputetja Elona Gjebrea. Por për çështje minutash postimi nga takimi u fshi pas breshërisë së kritikave, që në objektiv kishin pikërisht Mira Rakacollin raporton abcnews.al.