Arben Pëllumb, deputeti i PS i ftuar në studion e Fax News:

Miratimi i buxhetit 2022 gjantë seancës plenare në Kuvend.

Sot kur është parim nen për nen diskutimet janë shumë të pakta për të mos thënë se nuk ka fare. Por kjo është shoqëruar me ngjarje me një takim që bëri kryeministri me fermerët që kishin dalë para kuvendit dhe më vjen mirë që u gjet një lloj gjuhe sqaruese. Më vjen mirë që u bë një lloj shpjegimi ndaj tyre për paketën fiskale.

Rrëzimi i amendamentit të Erion Braçes dhe miratimi i amendamentit të propozuar nga Taulant Balla:

Amendamenti i Ballës kishte të bënte me një konsensus brenda parlamenti dhe me një ndryshim pagese për institucionet e Vettingut. Amendamentet e Braces ishin për paketat fiskale për të cilat nuk ishin gjetur dakordësitë. Nuk ka të bëjë me kritikat e zotit Braçe, ai dihet se historikisht ka qenë mbështetës i fermerëve dhe bujqësisë shqiptare dhe një përfaqësues i denjë i një zone që ka shumë prodhime bujqësore. Gjithsesi paketa fiskale është diskutuar në Komisionet Parlamentare. Ne e dimë se asnjëherë nuk është e mjaftueshme ndihma ndaj fermerëve por sot shohim se kemi një rritje të eksporteve të produkteve dhe prodhimeve shqiptare krahasuar me vitin 2013.

Ky është buxheti më i madh që kemi pasur ndonjëherë, dysfish i buxhetit të 2013. Kjo ka të bëjë me aftësinë e qeverisë për të rritur të ardhurat. Kjo lidhet edhe me ndihmat e dhëna por edhe me rritjen e borxhit. Sigurisht kemi rritje të rëndësishme pagash, mbështetje për shtresat në nevojë, investime në fushën e aeroporteve dhe porteve. Është një buxhet që do vazhdojë të kthejë trendin rritës të ekonomisë dhe shpresojmë që në 2022 të arrijmë të shkojmë në rritje ekononomike prej 4% dh eta mbajmë në atë fazë.

Sa i përket rindërtimit, besoj se nëse nuk do të kishte qenë pandemia, do të kishte përfunduar procesi i rindërtimit dhe sistemimit të banorëve nëpër shtëpitë dhe lagjet e reja të cilat para një viti i quanin lagje 3D por puna bie në sy vetë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re