Delegatët në Kuvendin të thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha kanë votuar pro ndryshimeve në statutin e PD.

 

Në këtë Kuvend Kombëtar është vendosur që Azem Hajdari, të shpallet Kryetar Nderi i Partisë Demokratike. Me ndryshimet në statutin e PD, Lulzim Basha nuk do jetë më kryetar i partisë.

PD do drejtohet nga një organ kolegjial deri në zgjedhjen e organeve të reja drejtuese sipas parimit “një anëtar- një votë”.

Me ndryshimet e reja, PD do ketë një logo dhe një vulë të re, duke i rikthyer simboleve origjinale. Me ndryshimet e reja statusore, kryetari i partisë largohet në mënyrë automatike kur humbet zgjedhjet dhe nuk ka të drejtë të rikthehet.

 

Në statutin e ri gjithashtu është parashikuar që nëse partia humbet zgjedhjet lokale, atëherë kryetari votëbesohet me votë të fshehtë në kuvendin kombëtar dhe quhet i votëbesuar nëse ka marrë jo më pak se 70% të votave të anëtarëve që kanë marrë pjesë në votim.

 

Gjithashtu, statuti i ri e bën të pavlefshëm Kuvendin Kombëtar të datës 18 të thërritur nga Lulzim Basha, duke sanksionuar që asnjë vendim tjetër i ndërmarrë pas hyrjes në fuqi të statutit, shfuqizohet automatikish

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re