Kreu i Partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar Dashamir Shehi, ka zgjedhur të shkojë më afër elektoratit dhe ndjekësve të tij duke u bërë aktiv në rrjetet sociale. Mbrëmjen e së premtes Shehi është shfaqur në një VIDEO LIVE me ndjekësit e tij në Facebook.

Që në fillim e pranon se është pa përvojë me të tilla mënyra, por sqaroi se do të vijojë këtë komunikim online për shkak se teknologjia ka avancuar dhe pandemia i dikton politikanët të zhvillojnë fushatën virtualisht për të shmangur kontaktet.

Shehi tha se do të ishte hipokrizi po të mos e pranonte se ka hyrë në rrjete sociale për të qenë më afër elektoratit, ndërsa shtoi se ajo që kanë më shumë nevojë shqiptarët është shteti

“Mirëmbrëma të gjithëve. Miq e shokë e dashamirës. Po hap këtë lloj rubrike të re. Një lloj eksperience që nuk e kam bërë ndonjëherë, edhe mund të gaboj por kohët kanë ndryshuar dhe duhet të përshtatemi. Aq më tepër që në këtë vit të pandemisë kemi nevojë, në rrethana të reja do ishim diku duke biseduar. Tani nuk është e mundur do përshtatemi me rrethanat e reja” – tha Shehi.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re