“Mjaft i përdorët politikisht këto lloj formash vulgare”, Vasili drejtuar Nikollës: Ju veproni kështu se nuk dini jo sepse doni

petrit-vasili.jpg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Petrit Vasili, deputet i LSI

Censurën e fjalës harrojeni, do diskutoj atë që quaj unë të udhës. Nuk ka qenë ky thelbi i letrës që unë kam kërkuar dhe jam i keqardhur për një sjellje që ju e bëni se nuk dini jo se doni.
Një kusht është që koha këtu nuk diskutohet dhe kjo i bën të gjithë të barabartë. Mund të ketë cështje të tjera që mund të biem në dakordësi që mos të flitet as edhe një minutë sepse mund të jemi dakord.

Po ju flas në emër të profesionit. Kjo është një sallë propandemi, nuk është kundër pandemisë. Nëse doni të vazhdoni të përdorni politikisht këto lloj formash këto janë vulgare. Boll e përdorët pandeminë, ky është një turp që nuk është dëgjuar asgjëkundi. Edhe analogjitë që përdorni me Bashkimin Europian nuk qëndrojnë. Ne kemi qëndruar 18 orë këtu e vetëm sot na qenkë problem kjo gjë. Nuk po flas për stadiumin, po ju them të ktheni në normalitet sallën e kuvendit. Nuk ka pronarë të fjalës tonë.

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë