Mjegulla e dendur ka krijuar probleme në qarkullimin e automjeteve gjatë gjithë ditës së sotme në aksin rrugor Bulqizë – Klos. Më problematike situata ka qenë nga pishat në Fushë Bulqizë deri në fshatin Plan i Bardhë.

 

Prania e madhe e mjegullës ka rrezikuar drejtuesit e mjeteve që të shkaktojnë aksidente. Ata shprehen se mungesa e sinjalistikës horizontale e asaj vertikale, bëhet burim aksidentesh në kohën kur ka prani të mjegullës.

 

Shumë prej mjeteve janë gjetur të papërgatitur për praninë e mjegullës, pasi nuk kishin ndriçim të mjaftueshëm, ndërsa të tjerë janë detyruar të lëvizin me bllokazhin hapur.

 

Drejtuesit e automjeteve shprehen se autoritetet duhet të marrin masa të menjëhershme që të mos ketë probleme në situata të tilla kur ka prani të mjegullës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re