Që prej orëve të para të mëngjesit, Berati është mbuluar nga mjegulla e dendur.
Siç edhe shihet nga pamjet filmike, i gjithë aksi nacional Berat-Dimal dhe Dimal-Kuçovë është pushtuar nga mjegulla, duke krijuar probleme në qarkullimin e automjeteve dhe mjeteve të transportit interurban, pasi shikimi është i kufizuar.
Mjetet janë duke qarkulluar me shpejtësi të ulët dhe duke mbajtur largësi nga njëra-tjetra, për të shmangur ndonjë aksident të mundshëm.