Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj ka folur për thirrjen e Ramës që stafi shëndetësor i tyre të vaksinohet në Kukës.

Zemaj thotë se prioritet për Kosovën është vaksinimi i kuadrit shëndetësor, dhe Kosova ka plan të sajin të hartuar se si do të zhvillohet.

Nga kjo përgjigje nuk kuptohet nëse Kosova do të pranojë ose jo thirrjen e Ramës, duke ditur që ende aty s’ka ardhur as doza e parë e vaksinës ndaj COVID-19.

“Prioritet është vaksinimi i kuadrit shëndetësor, kur dihet përkushtimi i tyre dhe vdekja e mjekëve dhe infermierëve duke trajtuar virusin. Ne kemi plan të hartuar si do të zhvillohet vaksinimi, prioritet janë kuadri shëndetësor”, ka deklaruar Zemaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re