Mjekja kirurge në “Spitalin Amerikan”, Lida Shosha u ndal ndër të tjera dhe tek masat e ndërmarra për të lejuar përhapjen e koronavirusin.

Në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, mjekja u shpreh se vihet re një mosndërgjegjësim nga ana e qytetarëve, ndërsa shtoi se ndër masat e marra, mbyllja e shkollave është efektive.

“Shikoj një vend që në një ditë të diele janë të gjithë përqejf, shikon rrugë me njerëz pa maska, lokale të mbushuara plot, radhë gjithandej dhe është një papaërgjegjshmëri totale e qytetarëve sepse nuk po arrijmë të kuptojnë që me gjithë këto të dhëna shqiptarët janë rehat fare.

Izolimi në orën 8 në darkë nuk më duket se ka dhënë ndonjë efekt, shkollat e mbyllura është pozitive sepse fëmijët janë ata që burimi i transmetimit mbase dhe vetë nuk e kalojnë aq rëndë por ua çojnë njerëzve në shtëpi.

Mbase kjo ishte masa më e mirë por qeveria është shumë e ngadaltë në masa shtrënguese. Duhet të ishte më serioze dhe të bënte një ndërgjegjësim më të fortë të njerëzve dhe të qytetarëve sepse kjo nuk është lojë.”, u shpreh Shosha.

Më tej, ajo vuri theksin tek shpenzimet e larta kur bëhet fjalë për raste të rënda të të infektuarve me virus. Ajo apeloi qytetarët që të tregohen të kujdesshëm dhe të ndjekin një protokoll mjekësor të rekomanduar nga specialisti.

“Covidi është futur në çdo shtëpi shqiptare dhe jo çdokush mund të përballojë shpenzimet e covidit sidomos kur rastet janë të rënda.

Duhet të jenë shumë të kujdesshëm dhe të vëmendshëm që të mbrojë veten e tyre. Spitalet janë të tejmbushura dhe ka një numër të madh të intubuar që pjesa më e madhe nuk dalin dot sepse rastet në spitale janë të rënda. Kanë ndenjur në shtëpi janë trajtuar nga vetë dhe pastaj shkojnë në spital në gjendje terminale. Është shumë e vështirë që të dalin mbrapa.

Bëj një tërheqje vëmendjeje që të lidhen me mjekë specialistë, pacientët me covid nuk mund t’i trajtojë kushdo duhet mendimi i një specialisti.

Virusi ka tendencë që për periudhë shumë të shkurtër për 36 orë nga forma e lehtë kalon në formë mëse të rëndë. Duhet koha e mirërehabilitimit, covidi nuk është një sëmundje që prek vetëm pjesën e sipërme, por multisistemike dhe komplikacionet më të mëdhaja ndodhin nga prekja e organeve të tjera.

Gjëja që është më e rëndë janë trombozat që ndodhin sepse bën vaskulite dhe bën trashjen e gjakut dhe trombozat pulmonare janë ato që i marrin jetën njerëzve.

Në pacientët që kanë problematika shoqëruese kjo gjë komplikohet.

Covidi shpërthen diabetin, kriza hipertensive, mund të japë dëmtime të rënda të traktit digjestiv.

Vetë terapia me antibiotikë apo antiviralë të fuqishëm ndikon në mukozën intensinale dhe bën problematika të rënda të traktit tretës që duan muaj të rehabilitohet. Gjithë kjo situate ndikon dhe në anën psikologjie dhe anën mendore të pacientëve.”, përfundoi mjekja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re