Mjeku i njohur shqiptar në SHBA, Arben Domi është kundër vaksinimit me detyrim.

Duke iu referuar studimeve, virologu u shpreh në emisionin “Quo Vadis” se antitrupat e prodhuara nga organizmi si rezultat i vaksinimit, fillojnë e pësojnë rënie.

Ai e cilëson të palogjikshme që të vaksinuarit të mbrohen nga ata që nuk janë vaksinuar ende.

“Jam pro vaksinimit, por jo të detyruar. Vaksinimi shpëton personalisht këdo që infektohet me COVID të avancuar, me pasoja. Është individual avantazhi. Është vërtetuar nga dhjetëra studime që antitrupat e prodhuara nga organizmi si rezultat i vaksinimit fillojnë e pësojnë rënie me kalimin e kohës dhe pas muajit të gjashtë për Pfizer dhe Moderna, nga 62 për qind. Studimet janë bërë në Izrael, ku popullata është e vaksinuar masivisht. Efikasiteti në lidhje me infektimin ka rënë me 39, parashikojmë që me kalimin e kohë do të jetë më e ulët.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re