Mjeku Arjan Mezini ka deklaruar se spitali Covid “Shefqet Ndroqi”, të paktën deri në mesditën e së mërkurës nuk priste dot më pacientë. I ftuar në emisionin “Open”, Mezini tha se në spital, gjendja është e rënduar dhe se shumë prej tyre që shkojnë për tu shtruar, janë në gjendje të degraduar.

“Spitali “Shefqet Ndroqi” të paktën deri në mesditën e sotme, ishte ezauruar. Nuk e di nëse është liruar ndonjë, por deri në mesditë, nuk prisnim dot më pacientë. Situata është e rëndë. Ata që vijnë, 90% e tyre janë në gjendje të rëndë dhe shumë të rëndë. Të tjerët që janë me simptoma më të lehta, nuk vijnë në spitale. Dihet kjo gjë,” – tha Mezini.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re