Skip to content

Mjeku Stroni: Drejtësia është nën presion. Futja kujt të mundesh…

Javën që lamë pas,mjekë të spitalit të Traumës në Tiranë, për dy ditë rrjesht organizuan protesta kundër arrestimit të dy kolegëve të tyre, të cilët akuzohen për mitmarrje, duke marrë para për kryerjen e operacioneve.

 

Në protestat e tyre, ka qenë kirurgu Myftar Torba, i cili ka hedhur idenë e legalizimit të bakshishit, pra të ligjërimit të tyre, si e vetmja mënyrë për të pasur një vlerësim dhe për të luftuar disi korrupsionin te bluzat e bardha.

 

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, kryetari i Sindikatës së Mjekëve, Gent Stroni u shpreh se sipas tij, drejtësia është nën presion.

 

“Mendimi im personal është që drejtësia po gjendet në një presion të paparë për shkak të Vetting-ut që po bëhet. Dhe nëse deri tani dhe kryeministri e ka pas thënë që është KÇK, ‘Kap ça të kapësh’, tani është ‘futja kujt të mundesh’ FKM.”