Skip to content

Mjeti me targa greke përplas çiftin në motor

Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë në aksin nacional Korçë-Bilisht.

 

Nga informacionet paraprake, një mjet është përplasur me një motor.

 

E dëmtuar ka mbetur një grua, e cila ishte në motorin që drejtohej nga bashkëshorti i saj.

 

Mjeti që ka përplasur çiftin është me targa greke.

 

E plagosura u dërgua me urgjencë drejt spitalit të Korçës, ndërsa policia po heton për të zbardhur rrethanat e aksidentit.