Këngëtarja Aurela Gaçe përmes një sesioni pyetje-përgjigje me ndjekësit në rrjete sociale ka përkujtuar rrugëtimin e saj në muzikë por edhe në jetë.

Njëra prej pyetjeve e ka bërë atë të kthehet pas në kohë dhe të kujtojë vështirësitë ekonomuke në të kaluarën. Këngëtarja pohoi se koncertin e dytë recital, në Pallatin e Kongreseve, ngeli borxh 15 milionë lekë, të cilat i shleu më vonë përmes koncerteve dhe punës së pa lodhur.

“Sigurisht. Kur ti je fëmija i madh i familjes, kur ti s’ke asnjë të ardhur, kur dëshiron shumë në jetë, duhet të marrësh vendime e të bësh të pamundurën t’i realizosh. Gjatë periudhave të ndryshme, kam pasur vështirësi shpirtërore, psikologjike, monetare, të cilave duhet t’u jepja zgjidhje vetë. Për shembull: Në koncertin e dytë recital, në Pallat të Kongreseve, ngela borxh 15 milionë lekë.

35 i lava me sponsora e bileta… pastaj merrja avionin çdo të premte në darkë shkoja në club diku në Zvicër, punoja deri të dielën, vija të hënën në mëngjes në shkollë, ktheja frangat në lekë, laja borxhet e kështu me radhë derisa ja dola ballë-ndritur. Imagjino ishte viti 2000. Unë luftoja të ndërtoja atë çfarë doja, por s’ka qenë aspak e lehtë”, është shprehur Aurela.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re