Skip to content

Mos hapja e negociatave/ Rama i ç’tensionuar: Ne nuk kemi dështuar, ata kanë dështuar, është shtëpia e tyre jo e jona

Kryeministri Edi Rama, ka marrë pjesë në Samitin Ekonomik në Shkup dhe në konferencën për mediat është pyetur për çështje të ndryshme të rajonit. Ndër to ka qenë edhe vendimi i BE për mos caktimin e një date lidhur me hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në fjalën e tij, Rama u shpreh totalisht i ç’tensionuar duke thënë se ky ishte një dështim i Bashkimit Europian dhe jo i Shqipërisë. Më tej ai tha se ajo ishte shtëpia e tyre dhe se nuk mund të vendoste Shqipëria nëse do të hynte por do vendosin të zotët e shtëpisë.

“Ne nuk kemi dështuar, ata kanë dështuar. Është shtëpia e tyre, por jo e jona. Nuk mund të vendosim. Ne jemi në Europë, të rrethuar nga kufijtë europianë. Ata duhet të thonë se ne ju duam duam të jeni brenda, por kemi disa rregulla për ju që ende nuk janë gati”-tha Rama.

/faxweb