Deputeti Myslim Murrizi gjatë një dikutimi nnë Komisionin e Sigurisë i ka nxjerr një ‘sekret’ kryetares së këtij Komisioni Ermonela Felaj.

Teksa po diskutohej nen për nen për projektligjin për armët, deputeti zbuloi se kryetarja ishte e infektuar me Covid-19 dhe e këshilloi të mos lodhet shumë pasi është në fazat e para të rikuperimit pasi ka kaluar koronavirusit.

Sipas Murrizitr deputetja e ka kaluar me vëtirësi sëmundjen, e cila tashmë ka paralizuar botën.

Gjatë debateve për klasifikimin si armë të thikave dhe dorezave, Murrizi pati kundërshti, duke u shprehur se asnjë vend i BE nuk i klasifikon si të tilla.

Debati

Murrizi: Dalim te historia çadra pistoletë, stilolapsa pistoletë
Felaj: Z. Derivishaj ose z. Llamallari…

Murrizi: Avash-avash kryetare se je në ditët e para të rikuperimit dhe mos mu lodh shumë.
Felaj: Jo nuk lodhem.

Murrizi: A të keqen kryetare.
Felaj: Kur jam në mbledhje me ju çlodhem.

Murrizi: Mezi e ke kaluar Covidin, duam të jesh marshallah.
Felaj: Ashtu jam.

Murrizi: Lëri të lodhen këta të Ministrisë.
Felaj: Z. Dervishaj…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re