Tërmeti i 26 nëntorit ishte një ditë e trishtë për vendin tonë. 52 shpirtra u shuan nën rrënojat e shkaktuara nga tërmeti, që tronditi vendin në orët e para të mëngjesit. Etjen Xhafaj, Deputet i Partisë Socialiste, i mandatuar në ekipin drejtues të shtabit të emergjencave në qarkun e Lezhës, rrëfen për emisionin “Të Pathënat”, të Arbi Fortuzit, me të cilën i’u desh të ndeshej asokohe, sfidën politike dhe humane.

“Ishte një ngjarje që shënoi jetën tonë. Të gjithë u bashkuan për ti ardhur në ndihmë atyre që ishin në nevojë”. “79 pallate nga 119 në të gjithë Laçin ishin për tu shembur. 60% e qytetit nuk ishte e banueshme”,- tha ndër të tjera Xhafaj.

INTERVISTA E PLOTË: ETJEN XHAFAJ

-Unë besoj që në atë mëngjes lidhen kujtimet më të hidhura, të gjithë qytetarëve shqiptarë, veçanërisht atyre që jetonin në Shqipërinë qendrore. Pasi goditja e gjatë, ajo 50 sekondëshja, ndodhi në orët e para të mëngjesit. Informacioni për sa i përkiste shkallës së dëmtimeve nuk ishte i shpërndarë asokohe. Të gjithë ishim jashtë kur përjetuam edhe goditjen e dytë, që u ndje gjithë andej. Veçanërisht në zonat e prekura nga tërmeti. Kur nisën të dilnin lajmet e para, fokusi kryesor ishte pas sistemit të familjes, ishte tek ndihma që u duhej dhënë banorëve të zonave të prekura. E gjithë përpjekja masive që u bë që prej orëve të parë të mëngjesit të asaj dite. U angazhuan të gjitha strukturat shtetërore, që erdhën në ndihmë dhe njerëz që janë të gjithë për të falenderuar. Emergjencat, zjarrëfikës, urgjencat të gjitha njësitë që u angazhuan, pushtetin lokal etj. Edhe ndihma nga fqinjë tanë në përpjekjen eorëve të para për të nxjerr të lënduarit nga rrënojat e tërmetit.

-Çfarë mund të thuhet për atë rast. Ditën pas tërmetit, kemi qenë së bashku me shumë kolegët nga ministria e infrastrukturës duke ndihmuar me prishjen e kampit provizor të ndërtuar në stadiumin e Durrësit dhe sismtemimin e gjithë personave në strukturat e akomodimit hoteliere, ato që u hapën që natën e parë dhe gjithashtu në palestra ku u bë sistemimi provizor. Fokusi kryesor ishte të sistemohenin të gjithë. Kishte dhe problematika të tjera shëndeti per persona të caktuar, dhye foksui ishte ti qëndronim dhe pranë këtyre dhe me shërbimet shëndetësore të nevojshme.

Më datë 27 në darkë, u pa qartazi angazhimi jovetëm i Shqiptarëve brenda kufijve, por edhe atyre jashtë kufirit të Shqipërisë. Pamë një numër të madh mjetesh nga kosvoa, maqedonia etj, ku erdhën duke marrë dhe qytetarë për ti strehuar në disa rsate, po ashtu dhe furnizim me ushqim etj. Pati një shfaqje solidariteti të jashtëzakonshëm nga të gjithë shqiptarët, që me mua do jetoj gjatë por për të gjithë ne duhet të jetë një kujtim që kujton edhe sot me përvijimin e festave kombëtare, na ndihmon të njxerrim atë që është shpirti i vërtetë të kombit tonë që nuk dorëzohet, pavarësisht kushteve për të ndihmuar njëri tjetrit në rast nevoje.

Asnjë mëdyshje për finalimizin e rezultat. Në tre ditët e para u shapll gjendja e emergjencës kombëtare. U kujdesëm për të prekurit. Në datat 1 2 dhjetor kryeministri mblodhi të gjitha palët, organizatat humanitare, të gjitha subjektet politikë për tu bashkuar rreth asaj që ishte e u pa qartazi atë ditë një fatkeqësi kombëtare. Kishte një nevoj të madhe që të gjithë të bashkëpunonim për të kaluar jo vetëm atë moment imediat, por duke patur parasysh që kishim 10-tra mijëra qytetarë në hall, ishim në hyrje të dimrit, për sistemin e tyre afatgjatë. Filimisht ishte dëmi në ndërtesa, së dyti për të verifikuar, nëse kishte nevojë për ndëhryrje për sistemimin e qytetarëve. Mua mu besua shtabi i Lezhës. Kjo nuk është eksklzive e imja. Nuk besoj se të gjithë ata që bashkëpunuam me ata shtabe, por dhe ato që erdhën nga rrethet të tjera, nuk pati dyshime. Frika më e madhe vinte nga lëkundjet, 17 000 pas lëkundje, pas asaj të madhes të 26 nëntorin. Pati impact në të gjithë popullsinë.

Mosbesimi? Ishte në ditët e para, shumë i madh. POr askush nuk u paragjykua. Veçanërisht në Laç e Mamurras, impakti ishte aq i gjerë saqë smund të dalloje mes njerëzve. Në fund të inspektimeve, 72 pallate nga 117 që kishte tërësisht qyteti Laçit ishin të dëmtuara tepër rëndë, ose për tu shembur. Risistemimi i kësaj popullsie, u bë një problem. Dëmi tek godina njëkatëshe apo godina të vjetra, ishte i jashtëzakonshëm. Qoftë si pasojë e kohës, materialit, apo dhe shtesave. Materialet e ndryshme të ndërtimit reagojnë ndrsyshe kur bashkëveprojnë, kësisoj dhe ato që ishin ndërtime me shtesa pati problem. Skepticizmi është aty. Në ditët pas 2 dhjetorit, patëm 696 të sistemtuar në strukturat hoteliere të Shëngjinit.

Problematika kryesore, nxitimi dhe nevoja për ti sistemtuar të gjitha familjet në banesa të qëndrueshme dhe të përkohëshme. 60% e godinave të qytetit ishin të dëmtuara, çka do të thotë se skishte hapësira. Sfida më e madhe ishte se godinat qëndrore, ato të shërbimeve, ishin të dëmtuara, spitali laçit nuk mund të funksiononte më, u detyruam të ngrinim tenda për të dhënë shërbim mjekësor.

Në qarkun e Lezhës pati ndihmë të gjerë nga gjiri arabik. U gjendën aty qoftë për ushqime e veshje, por edhe për strukturat e specializuara të shëndetësisë dhe të tjera. Tërmeti i fundit i madh i ndodhur në vendin tonë në vitin 1979 dhe kjo do të thotë se për ushtrinë shqiptare, çadrat dimërore, mjetet e ndriçimit e ngrohjes nuk ishin aty për tu përdorur në atë shkallë që ishte e nevojshme. Ne kishim diku tek 1800 persona të cilët të ishin të pasistemueshëm në momentin e parë, që kërkonin të qëndronin pranë banesave të tyre, gjësë së gjallë etj.

Kjo puna e kohës sa i takon rindërtimit është bërë çështje debate politik. Kjo nuk duhet të shihet në aspektin partiak. Tërmeti i Japonisë lindore e vitit 2011, ku ende sot, në shtator 2021 ka ende më shumë se 1000 familje të pasistemuara. Pra edhe vendet e mëdha, që janë në G7, më të pushtetshmet pra në botë dhe kanë këto lloj vështirësie sistemimi. Ai dëm dhe rrënim sjell problem të tjera. A ka rrezik sizmik, a duhen marrë prona private në funksion të së mirës publike. Patëm dhe një reagim nga pushteti qëndror të jashtëzakonshëm. Ajo thënia e kryeministrit që është lypësi më gjatë në botë, ju folët për Laçin, në më pak se 2 muaj u hap kantieri i parë i ndërtimit, përballë bashkisë së Laçit. NË pak ditë ai kantier do të përfundoj dhe do jetë një shenjë e vëllzërisë mes dy kombeve. POr gjithashtu dhe një shenjë e asaj që ishte moto, e të gjithë përpjekjes për rindërtimin, të ndërtojmë më mirë e më fortë për të gjithë qytetarët që u prekën nga tërmeti.

Vëmendja nga ana e qeverisë ka qenë që në momentin e parë. Shumica dërrmuese e njerëzve që janë sot në çadra, në dijeninë time, për qarqet që unë kam punuar e bashkëpunuar, që nga javët e para është ofruar asistenca me bonusin e qirasë. Kjo, duke jo vetëm marrë shembullin sa ka qenë mesatarja e qirasë më parë. Por, për ti përafruar, njehësuar me ato që ishin tarifat e tregut në atë moment. Patën dhe njerëz që donin të përfitonin nga situate në mënyrë financiare. Të gjithë qytetarëve që kishin shtëpia të pabanueshme ju dha bonusi i qirasë duke nisur prej 14 dhjetor 2019.

Tani edhe aktualisht ka qytetarë në çadra, por kjo ka ardhur si pasojë e njerëzve që kanë nevojat ekonomike të lidhura jo vetëm me muret e shtëpisë, por është pasuria e vetme, bagëtia, sipërfaqja e tokës..etj. KËta I kemi parë edhe në vijim. Në dy vitet që nga 26 nëntori, kanë qenë të mbuluar të gjithë me bonusin e qirasë. Përveç se ata që sjanë kualifikuar për këtë. Në fund të ditës nuk duhet të harrojmë asgjë tjetër. Nisma pas tërmetit, është nisëm sociale për ti ardhur në ndihmë atyre që kishin nevojë.

Unë e besoj që është e drejta e qytetarëve të kërkojnë, duke qenë që shteti iu ofrua e iu gjend pranë këtë moment. Detyrë primare e shtetit shqiptaër, e çdo structure politikbërëse, qoftë në lokal e qoftë në qëndror, që të studio pak më tepër rrethanat. Një situatë tërësisht e re sizmike u paraqit pas tërmetit dhe pas goditjeve të tij. Rindërtimi u nis nga pjesa më fushore, ku masat gjelogjike mund të verifikohenin më shpejt, u vendos të ndërtohej deri në një lartësi të caktuara, për të mënjanuar të gjitha problematikat sizmike të zonës. Po ashtu po risistemohet edhe përroi i Laçit. TË gjithë qytetarët janë të mirëkuptuar, por në fund të ditës siguria fizike për ta e familjarët e tyre është primare.

E parë dy vite më vonë, çdo gjë ka mundësi të kesh shumë gjëra të vogla për tu ndryshuar. Unë nuk besojs e do mund të kishim ndryshuar diçka, duke patur të njëjtë situatë të dhënë. Një situatë paniku, që u gjet një lloj rendi e kontrolli.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re