Drejtoresha e Spitalit Infektiv, Najada Çomo, iu ka kërkuar qytetarëve që të respektojnë masat anti-covid.

Në bashkëbisedimin që Komiteti Teknik i Ekspertëve zhvilloi sot me gazetarët, Çomo tha se ka një rritje të numrave të të shtruarve në spitale, e sidomos të moshave të reja.

“Një informacion të shkurtër, kemi një shtim të rasteve të shtruar në spitale. Është shtuar numri i rasteve të reja, por kemi forma të rënda të moshave të reja të shtruar në spitalet. Fluksi është i përballueshëm por i shtuar nga ana numerike.

Marrja e këtyre masave është e detyruar.

Në terapi intensive është shtuar numri i pacientëve të shtruar, por ne garantojmë punën tonë, por stërmundimit të bluzave të bardha, popullata shqiptare mund ti përgjigjet vetëm me mbajtjen e maskave, distancimin dhe mbajtjen e rregullave.

Ne aty do të jemi dhe do ti shërbejmë edhe pacientit të fundit. Popullata duhet të na mirëkuptojë për situatën ku ne ndodhemi.”-tha ajo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re