Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme në zonën jugore të vendit.
Në orët e mesditës në këto zona do ketë reshje shiu me intensitet të ulët lokale.
Era do të fryjë me drejtim verilindje- veri 3-8 m/sek, ndërsa në bregdet deri 13 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3 dhe 4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër 10/21 Re diell
Kukës 7/14 Re diell
Lezhë 13/22 Re diell
Dibër 4/15 Re diell
Durrës 11/24 Re diell
Tiranë 12/24 Re diell
Elbasan 11/21 Re diell
Berat 11/24 Re diell
Vlorë 12/22 Re shi diell
Korçë 7/15 Re shi diell
Gjirokastër 12/21 Re shi diell
Sarandë 12/20 Re shi diell.
