Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga fusha barike me presion të lartë atmosferik me qëndër kryesore të pozicionuar në Europën Verilindore e cila po mban mot të qëndrueshëm në vendin tonë.

 

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 lartësi vale 0,3 deri në 0,5 metër në det të hapur.

 

Temperaturat min dhe max:

Zonat malore 10/22°C
Zonat e ulëta 11/29°C
Zonat bregdetare 16/30°C

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re