Për shkak të kushteve të motit, lundrimi i tragetit “AF Marina” dhe “Rigel VII drejt Brait nnuk do të nëhet në oraret e parashikuara.

Konfirmimi vjen nga Autoritet Portual në Durrës, i cili thekson se agjencitë lundrimore do të marrin të gjitha masat për akomodimin e udhëtarëve deri në normalizimin e kushteve të motit dhe nisjen e trageteve drejt destinacioneve përkatëse.

Njoftimi i plotë:

Përditësim i situatës:

Dispeçeria Qendrore  e Autoritetit Portual Durrës informon të gjithë udhëtarët që kanë rezervuar lundrimin e tyre mbrëmjen e sotme drejt Barit(Itali), se për shkak të kushteve të motit, lundrimi i tragetit “AF Marina” dhe “Rigel VII” nuk do të bëhet në oraret e parashikuara. Agjencitë lundrimore do të marin të gjitha masat për akomodimin e udhëtarëve deri në normalizimin e kushteve të motit dhe nisjen e trageteve drejt destinacioneve përkatëse.

Ju falenderojmë për mirëkuptimin!

#APD

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re