Situata në qarkun Lezhë, ora 16.00’.
Gjatë ditës sotme në zonat e ulëta dhe bregdetare kemi reshje të shiut me intensitet të ulët dhe mesatar, të cilat kanë ndaluar rreth orës 11.00.

Sasia e reshjeve në teritorin e bashkisë Lezhë është rreth 10mm dhe në teritorin e bashkisë Kurbin është rreth 15mm.
Lumi Drin është në kuoten +1 m, nga +2 m që është kuota kritike, po e njeta gjëndje është edhe në lumin Gjadër, me tendencë rënie.
Lumi Mat është në kuaten rreth +2m, nga +3.5m kuata kritike.
Lumi Drjë është në kuaten rreth +1m, me tendencë rënije.

Nga komunikimi me strukturat e MC, kemi këtë situatë:
Në bashkitë Lezhë e Kurbin, niveli i ujrave në lumenj dhe sistemin kullues është mbi kuotat mesatare, me pak presence të ujit në sipërfaqet e tokës bujqësose dhe ato depresive, por me tentative të largimit të ujrave nga sitemi kullues i pastruar këtë vit.
Hidrovorët punojnë me kapacitet të plotë për evadimin e ujrave nga basenet e tyre, duke ruajtur niveline mesatare të kuotave.
Në bashkinë Mirditë, kemi rreshje të shirave në rreth 10 mm, kurse në lartësitë mbi 1000m reshje të dobëta dëborës, pa problem për bllokimin e rrugëve rurale dhe ato bashkiake.

Prurjet e lumenjëve e përrenjëve normale. Rruget të kalueshme.
Në Njësin Administrative Rubik, rruga që lidh fshatin Rreja e Zeze me Qytetin Rubik, ka shembje të dherave, ku po punohet për pastrimin e tyre, foto.
Rrugët nacionale dhe ajo e kombit, janë të kalushme pa probleme.
Furnizimi me energji elektrike është po mbahet nen kontroll, duke nderhyrë nga OSHEE me specialistët e avarive në rastet e difekteve në linjat, që në disa zona janë problematike, kryesisht në zonat e thella dhe linjat e vjetruara.
Furnizimi me ujë të pijshëm është normal.
Rezervuarët po moniturohen, për sigurinë e digave dhe prezencen e ujit në basenin e tyre, si dhe mbajtja hapur e veprave të marrjes për shkarkimin e tyre.
Mbetemi në kontakt.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re