Kjo prag fundjave na ka futur zyrtarisht në stinën e dimrit, ku në qarkun e Korçës ka pasur edhe reshje bore.

Në segmentin rrugor të Dardhës nga km i 9 deri tek i 11 ka patur rreshje më të dendura dhe për këtë eshtë dashur të ndërhyet edhe nga mjetet borëpastruese të cilat kanë bërë te mundur pastrimin e rruges dhe shpërndarjen e kripës për të eleminuar ngricat.

Rreshjet kanë filluar prej mëngjesit të sotëm me intesitet të ulët ndërsa vënde vënde janë shoqëruar edhe me erë të fortë.

Trashësia varion nga 3 deri në 5 cm. Ndërkohë që shqetësuese paraqitet situata edhe në dy portet e vendit, ku është pezulluar lundrimi i mjeteve të vogla për shkak të detit me dallgë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re