Skip to content

Moti i keq, përmbyten disa rrugë pas shirave në Durrës

Moti i keq dhe shirat që kanë përfshirë vendin tonë kanë shkaktuar disa problematika në qytetin e Durrësit. Disa rrugë të qytetit janë përmbytur si pasojë e reshjeve.

Për pasojë problematika me qarkullimin janë shfaqur në kryqëzimin pranë stadiumit, rrethrrotullimin tek Stacioni i Trenit, rruga Taulantia, rruga Aleksandër Goga, dhe Rruga e Shkozetit.

Ndërkohë në rrugën Skëndërbe si dhe tek nënkalimi pranë zonës së quajtur Veliera sasitë e mëdha të reshjeve e kanë bërë të pamundur lëvizjen e mjeteve