Ditën e sotme gazetarja e Fax News Sara Demushi intervistoi familjarë të të shtruarve në Spitalin Infektiv në Tiranë të cilët u shprehën se të afërmit e tyre pavarësisht se janë vaksinuar, madje dhe me dy doza janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Momentalisht në vend situata nga Covid-19 paraqitet mjaft kritike me përhapjen e variantit Delta dhe numri i rasteve aktive ka shkuar në 11 228. Mësohet se në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 114 pacientë, 19 prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërsa Ministria e Shëndetësisë nuk jep asnjë informacion se si qëndron raporti mes të vaksinuarve me ata që janë shtruar, Fax News mëson përmes intervistave me vetë qytetarët që kanë familjarët të shtruar se ata kanë kryer vaksinën Astrazeneca(e cila është e miratuar), kinezen dhe madje edhe Pfizer dhe pavarësisht kësaj pacientët janë në gjendje kritike.

Në prononcim për Fax News një nga qytetaret e cila kishte bashkëshortin të shtruar në Infektiv u shpreh se ai kishte marrë dy doza të Astrazeneca dhe sapo u shtrua pësoi trompozë.

Ajo shtoi se gjendja e tij shëndetësore është mjaft e rëndë dhe situata në urgjencë vijon skandaloze pasi mjekët nuk japin detaje apo sqarime lidhur me bashkëshortin e saj.

Me 13 korrik ka marrë të dytën , ka pësuar trompozë pas asaj kur ishte i shtruar, ka qenë dhe me tension të lartë.

Te urgjenca ështën një skandal, nuk të lënë të hynë të dera jo më andej, më thanë që rri aty mos luaj vendit se do të themi cfarë ka yt shoq, mora ilace 200 mijë lekë.

Thanë në fillim që nuk ka nevojë të shtrohet se e ka 92 oksigjenin e tani është në gjendje kritike. Doktoresha nuk më hap telefonin dhe e vetmja gjë që di është se ai ndodhet në reanimacion”– u shpreh qytetarja.

“Kam të shtruar babain, ka një aparat celular por i del i fikur. Një ditë thonë mirë, një keq, ka qenë i vaksinuar me Astrazeneca”- u shpreh një tjetër.

Një tjetër qytetar i cili kishte gruan të shtruar dhe shokun e tij tha se po priste kordinatorin që t’i jepte sqarime dhe se njëri prej tyre shtë vaksinuar me Pfizer e megjithatë është rëndë.

Kujtojmë se ditën e sotme në të gjitha qarqet vihet re një shtim i rasteve të reja ditore, ndërkohë së fundmi kanë rifilluar të aplikohen sërish dhe gjobat për shkeljet e masave Covid.

Gjermania e shpalli Shqipërinë si një ndër vendet më të rrezikuara nga Covid-19 dhe nga data 5 shtator përvec paraqitjes së testit per të gjithë udhetarët do të ketë dhe karantinë 10 ditore të plotë.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re