Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj zbulon se kur ka qenë në Shqipëri e kanë lutur të bëjë vaksinë anti-Covid, por ai nuk ka pranuar.

Haradinaj thotë se do të presë derisa të vaksinohet 2/3 e popullit në Kosovë e pastaj ta marrë edhe ai.

Sipas tij, zgjidhej nuk është improvizimi me çështjen e vaksinimit.

Ja çfarë tha Haradinaj:

“Unë se kam marrë vaksinën. Kam qenë në Shqipëri, më kanë lutë a do me e marrë, por thash jo po pres deri kur të vaksinohet 2/3 e popullit, pastaj dua ta marrë edhe unë.

Por, nuk e shoh zgjidhje improvizimin e tillë.

Nuk i kam pa zgjidhje as kur i kanë marrë testet nga Serbia.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re