Është një fenomen që mund të ndodhë ndoshta edhe njëherë në 100 vite! Qyteti i Vlorës është mbuluar mëngjesin e sotëm nga reshjet e borës, të cilat kanë pushuar prej mbrëmjes së djeshme të gjithas qytetet e vendit.

Sasia më e madhe e reshjeve të borës ka rënë në zonën e Llogorasë, ndërkohë që është krijuar trafik në qarkullimin e mjeteve, për shkak se rruga është e bllokuar. Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se nuk ka pasur asnjë ndërhyrje për hapjen e rrugës, nga firma që paguhet për mirëmbajtjen e saj.

Ndërkohë në qytet sasi e reshjete të borës që ka rënë është më e vogël, por kjo nuk i ka penguar qytetarët që të dalin dhe të shijojnë fenomenin që ndodh rrallë në qytetin bregdetar.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re