Skip to content

Mundësia e strehimit të mijëra afganëve në Shqipëri, Biberaj: Nëse do të kishim negociator të mirë, duhet të kërkonim heqjen e vizave

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Aleksandër Biberaj ka qenë i ftuar në studion e lajmeve të Fax Neës, ku ka folur mbi zhvillimet më të fundit gjeopolitike, siç janë dhe negociatat e përfolura mes qeverisë shqiptare dhe SHBA-së, në mënyrë që vendi ynë të strehojë mijëra afganë që do të largohen nga vendi i tyre, pas pqërparimit të talebanëve në territor.

Biberaj tha se kjo është një iniciativë që tregon se SHBA-të e shohin Shqipërinë si një aleat strategjik dhe me kalimin e kohës mund të shpërblehet dhe me heqjen e vizave për shqiptarët që duan të shkojnë në Amerikë.

“Një marrëveshje normale, ne jemi vend partner strategjik i SHBA-ve, dhe normal që në raste të tilla do të na drejtohen. Pak a shumë është e ngjashme si marrëveshja që ne kemi bërë me muxhahedinët, unë nuk e quaj një gjë negative, nuk ma ha mendja se përbën shqetësim për rendin dhe qetësinë publike për vendin tonë. Sigurisht që ne i kemi kapacitetet që ti presim.

Natyrisht që në negociata strategjia është që të fitojnë të dyja palët, besoj se ne do të kërkojmë përfitimet tona, në rast se do të kishim negociatorë të mirë. Ne jemi një pikë uji në oqean për politikën amerikane, ka shumë sfida të tjera, ka një rritje të vëmendjes amerikane në rajon në muajt e fundit, për shkak të mundësisë së prezencës ruso sllave. Nëse jemi të zot ne mund të përfitojmë ekonomikisht nga kjo.

Ju kujtoj se ne jemi bërë pjesë e NATO-s në sajë të mvështetjes së SHBA, mund të ketë dhe një mundsi për heqjen e vizave për shqiptarët, pasi një treg aq i madh prej 300 mijë banorësh është një mundësi shumë e mirë. Mund tia kërkosh edhe këtë SHBA-ve, ka shumë fusha se ku mund të investohet, përfshirë edhe bazat ushatarake, gjithçka është çështje negociimi.

Natyrisht që ne nuk kemi qeveri, nuk kemi negociator, ne kemi një grup banditësh që na qeverisin”, tha Biberaj.

/faxweb